Konte: Fitorja në derbi do sjellë entuziasëm

Antonio Konte bëhet gati të përjetojë derbin e parë të “Madoninës” në karrierën e tij. I ulur këtë verë në stolin e Interit, ish-legjenda e Juventusit do të ndeshet për herë të parë me Milanin në kuadër të derbit të madh, ndaj emocionet i ka të mëdha.

Ai vlerëson Xhampaolon, por thekson se do kërkojë fitoren. “Në derbi ne përballemi me një ekip shumë të mirë siç është Milani, prandaj do të luajmë ashtu siç e meriton të luhet kjo ndeshje.

Xhampaolo e mori drejtimin e kuqezinjve sepse e meritonte. Të dy kemi bërë një punë të vështirë. Ai e meritonte këtë mundësi të shkëlqyer, ka treguar se është i përgatitur ashtu si mua. Fitorja në derbi do të thotë shumë, pasi sjell gjëra pozitive dhe entuziazëm. Është normale që të këtu të dëgjosh shumë kritika dhe thashetheme.”, theksoi italiani.

Konte gjithashtu foli edhe për një nga temat më të diskutuara kohët e fundit: “Racizmi? Unë kthehem këtu pas 3 vitesh dhe përsëri këto ngjarje vazhdojnë të ekzistojnë. Në Angli sa vjen dhe pakësohen këto ngjarje, pasi atje merren masa, ndërsa këtu ndodh e kundërta. Jam i kënaqur me Brozoviçin, por ai mund të përmirësohet akoma më shumë. Nëse e mendon se mund të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në Europë, atëherë me siguri ai do të bëhet. Lukaku kishte një dëmtim ndeshjen e fundit, por tani ka kaluar gjithçka.”, përfundoi 50-vjeçari.