28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kontrata u prish me DH Albania, rihapet tenderi i unazës

spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur tenderin për rindërtimin e ndërtimit të mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”.

Kontrata a parë u anulua në mënyrë të njëanshme nga pala shqiptare pas konfirmimit nga autoritetet amerikane se kompania fituese Dunwell Haberman Albania ka falsifikuar bilancet me të cilat është paraqitur në tender.

Sipas planifikimeve, projekti duhet të mbarojë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që zgjatja e periudhës së ndërtimit do të kishte pasoja në trafikun e rënduar për shkak të punimeve.

Loti i parë i punimeve për rindërtimin e Unazës së Re është dhe më i kushtueshmi i projektit. Nga rreth 40 milionë euro, gati gjysma ose 20 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe nyjet lidhëse të tij me rrugën “Dritan Hoxha” dhe Unazën e Madhe.

Ndërkohë, ARRSH ka dorëzuar në prokurori të gjithë dokumentacion në lidhje me tenderin e parë. Hetime po bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë guaskë Dunwell Haberman Albania, që pa asnjë lloj përvoje arriti brenda pak muajsh të fitojë dy tendera me vlerë të konsiderueshme prej 30 milionë euro.

Ka shumë pikëpyetje që pritet të marrin përgjigje nga hetimet. Skema e përftimit të tenderave, njëri i ARRSH-së dhe tjetri i OST-së ka qenë identike, një garë fiktive ku merrnin pjesë dy kompani, njëra prej të cilave nuk paraqiste ofertë financiare duke bërë fituese automatikisht Dunwell Haberman Albania.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat