35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kontratat e lobimit/ PD: Deklarata e Prokurorisë, e paligjshme

spot_img

Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike lidhur me deklaratën e bërë nga Prokuroria për kontratat e lobimit.

PD ka theksuar se deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Prokuroria ka thënë se janë dy pagesa në shumën e 650 000 dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PD ka mohuar, duke thënë se nuk mund të dilet në konkluzione pa mbaruar hetimi lidhur me këtë çështje.

Më tej, selia blu ka deklaruar se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

“Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande”, përfundon reagimi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat