“Kontratat sekrete për pajisjet spitalore anti COVID”. PD kërkesë urgjente Prokurorisë: Nis hetimet

vok.jpeg

Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Albana Vokshi i kërkon Prokurorisë të hetojë urgjent vjedhjen që u është bërë shqiptarëve me kontratat serbe.

Deklarata e Plotë:

Kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre.

Nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje skandaloze në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse dhe sot do të publikojmë faktet për vjedhjen me respiratorët dhe fituesin e paracaktuar dhe të preferuar të qeverisë.

Kemi provuar se kitet për një testim janë blerë nga qeveria me 4 fishin e çmimit të tregut tek O.E.S. Distribution, por ministja e shëndetësisë dhe shefi i saj Edi Rama heshtin për këtë skandal.

Kemi zbuluar se maskat mbrojtëse dhe mjetet e tjera spitalore janë blerë nga qeveria me 2, 3 dhe 4fishin e çmimit të tregut. Se një maskë qeveria e ka blerë me 8 mijë lekë të vjetra tek Farmanet dhe Euromed, ndërsa qytetarët mund ta blejnë me 4 mijë lekë në çdo farmaci. Ogerta Manastirliu hesht, bashkë me Edi Ramën.

Për turpin e tij, Edi Rama e mbylli gojën e tij te shthurur, dhe kur emisioni Boom zbuloi se maskat që përdoren në spitalin Infektiv nga stafi spitalor janë të skaduara dhe se ato i siguroi e njëjta kompani që fitoi tenderin sekret.

Të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, megjithëse miliona nga paratë e shqiptarëve po vidhen ditën për diell, duke vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe infermierëve.

Sot ne do të tregojmë dokumenta zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri.

Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën.

Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303