TË FUNDIT

Kontrollorët rikthehen në punë, Belinda Balluku del me njoftimin e fortë: Plani i pengmarrjes dështoi

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka publikuar një postim në rrjetin social Twitter ku ka konfirmuar kështu se disa kontrollorë të AlbControl janë rikthyer në punë.

Mes të tjerash ajo tha se kontrollorët e kthyer i janë përgjigjur thirrjes se qeverisë që të paraqiten në vendet e punës. Ndër të tjera Balluku e ka quajtur këtë grevë, plan për pengmarrje, që sipas saj dështoi.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.”, shkruan Balluku.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat