20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Konventa Kombëtare e LSI, Kryemadhi ashpërson tonet

spot_img

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare dhe tonet janë ashpërsuar shumë. Ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe tha se LSI nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve.

‘Ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’, tha Kryemadhi teksa ngrinte gjithnjë e më shumë zërin.

“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë

Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë”, tha ndër të tjera kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. /Real-news.tv/  

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat