fbpx

“Kopshti i Ferrit”/ Aty ku ariu bëhet me tre këmbë

ARIU.jpg

Mbrojtja e kafshëve në Shqipëri është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve, apo shoqatave që merren kanë për detyrë t’i mbrojnë ato.

Nëpërmjet disa videove të publikuara nga JOQ Albania shihej qartazi gjendja në të cilën mbahen kafshët në “Kopshtin Zoologjik” të Tiranës, apo në “Kopshtin e Ferrit” ta quajmë më mirë.

Ari me një këmbë të prerë, arinj që ushqehen me disa kocka të hedhura tej në betonin e kafazit dhe një luan i shndërruar në “mi” është pamja që ofrohet për qytetarët që e kanë vizituar dhe vizitojnë “Kopshtin e Ferrit”, në Tiranë.

Kushtet që mbahen kafshët në “Kopshtin Zoologjik” të Tiranës janë të tmerrshme dhe për këtë askush nuk e ka ngritur zërin.

Lidhur me këtë rast reagoi organizata “Four Paës”, e cila shkruan se ariu Dushi, me këmbën e prerë është marrë nga Kopshti Zoologjik i Fierit, i cili u mbyll pasi u zbulua se si keqtrajtoheshin kafshët dhe është sjellë në Tiranë, me qëllim transferimin jashtë Shqipërisë, por procedurat janë duke i vonuar.

“Four Paës” shkruan: Tirana Zoo është vetëm një ndalesë në rrugën e saj për lumturinë, pasi në disa javë kemi në plan për ta transportuar atë në një nga SYN.

Ne shpresuam se tashmë do të ishte atje, por lëshimi i dokumenteve të saj zyrtare ka vonuar transferimin.

Dushi u përmirësua shumë që kur e shpëtuam, morëm trajtim veterinar dhe morëm kujdes të vazhdueshëm. Dëmtimi i saj në këmbë ishte për shkak të një kurthi që përdoret për të kapur arinjtë./JOQ

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303