fbpx

FOTO/ “Kopshti Zoologjik i Ferrit’, Luani me një sy të infektuar lëngon bashkë me zebrat e ujqërit

5084150-6280963-image-a-25_1539679764584.jpg

Media e madhe prestigjioze britanike ‘Daily Mail’ ka publikuar së fundmi një artikull në lidhje me rastin e kopshtit zoologjik të Fierit, ku ngre alarmin e kushteve tejet të këqija në këtë kopsht, pas publikimit të disa fotove nga ambienti që britanikët e kanë quajtur: “Kopshti zoologjik i ferrit”.

Fotot janë marrë nga Safari Park Zoo në Fier, në Shqipëri. Në to duket një luan i kequshqyer, i cili jeton në kushte të frikshme, e mbi të gjitha, dëmtim të madh e infeksion duket që ka marrë një prej syve të tij.

‘Daily Mail’, në titullin e shkrimit të publikuar e quan këtë vend si ‘Kopshti Zoologjik i Ferrit’, ku fokusohet tek Luani me syrin e infektuar, i cili qëndron brenda një kafazi të pistë, së bashku me zebrat dhe ujqërit.

Por, ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti se, kjo nuk është hera e parë që denoncohen kushtet tejet skandaloze të këtij kopshti zoologjik në Fier, ndërkohë që, asnjë nga organet kompetente nuk ka lëvizur as gishtin për të vënë dorë mbi këtë kopsht zoologjik, që vetëm i tillë nuk mund të quhet, pasi më shumë ngjan me një skenë filmi horror.

Megjithatë, ashtu sikurse raporton ‘Daily Mail’, autoritetet kanë nisur një hetim për këtë çështje.

Kafshë të tjera si zebra, ujq  të dobët apo ndonjë dre tek-tuk, janë gjithashtu kafshët të cilat jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këtokafaze, në kopshtin zoologjik privat.

Fotografi që ka mundur të shkrepë fotot tregon se këto janë kafshët më të keqtrajtuara që ka parë ndonjëherë.

Ai thotë:

Të gjitha kafshët mbahen brenda kafazeve të vogla, johigjienike dhe të pista. Luani s’ka fuqi të ngrihet në këmbë nga mungesa e ushqimit. Kafshët jetojnë në kushte mizore, pa kujdes veterinar dhe dietë ushqimore”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *