16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Kopsitet” numërimi në Berat, kandidati për deputet nuk përmbahet, shpërthen keq

spot_img

Është mbyllur procesi i numërimit të kutive të votimit në qarkun e Beratit. Bëhet me dije se PS mban 5 mandate, PD 2, ndërsa LSI mbetet pa mandat.

Rezultati

PS- 42355

PS- 23038

LSI- 8394

Pas këtij rezultati ka ardhur reagimi i fortë i kandidatit për deputet të LSI-së në këtë qark, Lefter Maliqit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarët e mi të qarkut Berat.

Ju shpreh me zemër respektin dhe mirënjohjen time për të gjithë mbështetjen që më dhatë, pavarësisht rrethanave dhe rezultatit.

Ndihem i privilegjuar që ju kam shërbyer dhe do do t’ju shërbej, edhe pa mandat, por ashtu siç kam bërë gjithmonë, si njëri nga ju që do jem aty kur të keni nevojë.

E vërteta është e mirëkamufluar, por unë e di që kemi të bëjmë me një blerje masive të votave, mirëorganizim me kornizë mafioze, ndaj dhe u prodhua ky rezultat.

Këto zgjedhje nuk mund të jenë normale dhe të pranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, unë pas humbjes ringrihem edhe më fortë, e kam dëshmuar në kohë edhe më të vështira se këto, ndaj do të jem me ju në çdo sfidë që na pret.

Respeket dhe mirënjohje të thellë për beratasit e mi, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet të qarkut.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat