fbpx

Korça përkujton 100-vjetorin e fundit të Luftës së I-rë Botërore

Screenshot_1-21.jpg

Korça ka përkujtuar këtë të dielë 100 vjetorin e armëpushimit të vitit 1918 ose fundi i konfliktit mes popujve të Ballkanit e të Europës.

Në këtë ceremoni përkujtimore në nderim të 640 ushtarve francezë, të cilët dhanë jetën e tyre në emër të lirisë, ishte e pranishme ambasadorja e Francës, Christine Vasac, Ambasadorja Gjermane Suzanne Schutz, diplomatë të tjerë, Ministra, deputetë përfaqësues në nivel qëndror e lokal, autoritetet civile, ushtarake dhe fetare të Korçës, të cilët vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varret e të rënëve.

Ata kanë qëndruar disa minuta në heshtje teksa banda frymore ka interpretuar himnin kombëtar ndërsa më tej në mënyrë simbolike të pranishmit kanë ecur përgjatë parcelave ku janë grupuar varret e ushtarëve francezë në shenjë nderimi dhe respekti.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *