Korçë/ Merr flakë makina në ecje e sipër, detajet e para

Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në ecje e sipër në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen Nr.7 të qytetit juglindor.

Mirëpo, ende nuk ka informacion se përse ka marrë flakë makina. Nga ana tjetër, zjarrfikëset ndodhen në vendndodhje ku shuan flakët.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve.