Korçë, nis maratona e parë e vrapimit malor, paratë për fëmijët në nevojë

Screenshot_2-30.png

Maratona

Maratona e vrapimit malor ka startuar për herë të parë në Korçë.

Ky aktivitet është vendosur të zhvillohet në fshatin turistik të Voskopojës, me qëllim për të promovuar vlerat e këtij fshati si dhe të rritë numrin e vizitorëve.

Në këtë maratonë pjesëmarrësit kanë qenë nga qytetet e Shqipërisë por edhe nga Kosova, Maqedonia, vendet e Evropës por edhe nga USA.

Altin Sholla, organizatori i këtij aktiviteti ka folur për rëndësinë e këtij aktiviteti.

Njëra prej garueseve, e ardhur nga Amerika, ka treguar kënaqësinë e veçantë që ka përjetuar në fshatin turistik të Voskopojës si edhe dëshirën për t’u bërë pjesë e aktivitetit.

“Është hera e parë për mua që vij në Voskopojë. Është një vend i mrekullueshëm. Mua më pëlqen shumë të vrapoj, dhe dua të bëhem pjesë e kësaj maratone.”, thotë Natalie Raboin, pjesëmarrëse në maratonë.

E veçanta e kësaj maratone është mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kjo maratonë konsiderohet si një risi për qytetin juglindor dhe turizmin e tij.

Në fund të garës, pjesëmarrësit do të vlerësohen edhe me çmime.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303