Koreja e Veriut ekzekuton një person për shkak të koronavirusit

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një pacient që dyshohej se ishte me koronavirus për shkak se ai ka shkuar në një banjë publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast me virus, por ka marrë masa drastike për të parandaluar shpërndarjen e tij në kufirin me Kinën.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.