31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Koreja e Veriut po përgatitet për programin e saj bërthamor

spot_img

Agjencitë e Inteligjencës së Koresë së Jugut njoftuan për aktivitete të dyshimta të Koresë së Veriut sa i përket programit të saj bërthamor.

Agjencitë thanë se Koreja e Veriut po restauron pjesë të vendit për lëshimin e raketave në Dongchang, ka njoftuar agjencia e lajmeve Yonhap.

Agjencia Kombëtare për Inteligjencën e Koresë së Jugut tha gjithashtu se “të njëjtat informacione i posedojnë edhe Shtetet e Bashkuara”.

Samiti i javës së kaluar mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, dështoi pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e Koresë për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat