fbpx

Koreja e Veriut teston sërish raketa

NK-missiles.jpg

Një ditë pasi deklaroi se ishte  e gatshme të niste bisedimet me SHBA për çështjen bërthamore, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa të paidentifikuara në drejtim të detit, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

”Këto raketa u lëshuan në drejtim të lindjes nga rajoni i Phenianit të Jugut, në pjesën qendrore të Koresë së Veriut”, theksoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap duke cituar shefin e shtabit të përgjithshëm koreano-jugor.

Koreja e Jugut ka raportuar edhe herë tjetër për testimin e raketave që bën Koreja e Veriut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303