fbpx

Koronavirus edhe në burgje, del pozitiv polici i ‘313’-tës, rrezik për…

unnamed-9.jpg

Një situatë shumë problematike është krijuar në burgun 313 në Tiranë. Një polic, punonjës në këtë institucion ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi kishte të infektuar bashkëshorten dhe djalin më parë.

Burime për Neës24 thonë se polici është vetëkarantinuar bashkë me familjen në shtëpinë e tyre teksa janë testuar 12 kolegë policë të tij që kanë patur kontakte me të infektuarin.

Ai nuk kishte lidhje me ambientet e burgut pasi merrej me librat e shërbimit ndërkohë nuk është rasti i parë që burgjet në Shqipëri preken nga COVID-19.

Ndërkohë në burgun e Reçit një polic që ka familjarë me COVID-19 vetë ai ka rezultuar negativ teksa edhe 5 kolegë të tjerë të tij pasi janë testuar kanë rezultuar po negativë por megjithatë janë karantinuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303