fbpx

Koronavirus/ Rama: Vala e dytë do të jetë më agresive, ja ç’po bëjmë ne

Në atë që e ka paralajmëruar si daljen e fundit për situatën e COVID-19, Kryeministri Edi Rama foli pak më parë për një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit, që sipas tij, mund të jetë edhe më agresive se e mëparshmja.

Megjithatë sipas Ramës Qeveria po bën gjithccka për të forcuar sistemin.

“Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë, sepse një valë e re infeksioni ndoshta dhe më agresive se e mëparshjma, do të jetë e pashmangshme. Në ardht kjo valë, të jeni të bindur se do ta përballojmë me patjetër. Qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për një valë të re. struktura e re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës është ndërtuar me standard evrpiane dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë.

U treguan jo vetëm heronjt të vërtetë, por edhe profesionistë. Mirënjohje pa fund dhe padiskutim edhe një borxh ndaj tyre. Do bëjmë çmos ta përmbushim sa më mirë më tutje, edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin njerëzor për çka ata bënë për shëndetin e këtij vendi. Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik i mbylli brenda tërë popujt e botës nuk na gjeti as pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorët, aq të kërkuar botërisht dhe aq të nevojshëm për të gjithë pacientët”, tha Rama.