fbpx

Koronavirusi/ Arteriet e tregtisë globale po bllokohen

coronavirus-trade.jpg

Kompanitë që transportojnë mallra nga Kina në pjesën tjetër të botës po zvogëlojnë numrin e dërgesave, si masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Rreth 80% e tregtisë së mallrave në botë bëhet nga deti dhe Kina është e shtata nga 10 portet më të ngarkuara me kontejnerë në botë, sipas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin.

“Kjo do të ndikojë në shumë industri dhe do të kufizojë kërkesën për transportin e mallrave,” tha për CNN Business Peter Sand, analist kryesor i transportit.

Gjithçka, nga makinat, makineritë deri tek veshjet dhe mallra të tjera, transportohen në kontejnerë, dhe përçarja në industri mund të ndikojë shumë përtej Kinës pasi vendi kërkon të përmbajë shpërthimin e koronavirusit duke i mbajtur fabrikat të mbyllura dhe punëtorët në shtëpi.

Sa më gjatë të zgjasë kriza shëndetësore, aq më e vështirë do të jetë lëvizja e mallrave nëpër botë. Përhapja e koronavirusit ka vrarë më shumë se 560 njerëz dhe ka infektuar të paktën 28,000,  kryesisht në Kinë, ku afër 60 milion njerëz po jetojnë në qytete në mbyllje.

Prodhuesi i makinave Hyundai (HYMTF) ka pezulluar prodhimin në fabrikat e saj në Korenë e Jugut për shkak të një ndërprerjeje në furnizimin e pjesëve të shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, tha kompania në një deklaratë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303