fbpx

Koronavirusi/ Basha letër urgjente OBSH-së, ja çfarë i kërkon

basha-3.jpg

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka dërguar një letër drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez në lidhje me situatën nga koronavirusi. Basha i ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje Gonzalezit.

Kryedemokrati ka kërkua sa më shumë pajisje testuese.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkruan zoti Basha në letrën për OBSH.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303