Koronavirusi/ BE po konsideron mbylljen e kufijve

coronavirus-2-5.jpg

Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën pasi numri i vdekjeve nga virusi misterioz që u shfaq në Kinë në muajin dhjetor, po rritet çdo ditë e më shumë.

Një zyrtar i shëndetësisë kroate është shprehur se mbyllja e kufijve të BE-së është një mundësi nëse përshkallëzohet përhapja e koronavirusit.

Nga ana tjetër, autoritete botërore shprehen se në masë e tillë nuk është akoma e nevojshme.

Ministri i shëndetësisë kroate, Vili Beroš, foli në një konferencë para takimit të ministrave të shëndetësisë së BE-së.

“ Situata duhet të monitorohet çdo orë. Sigurisht, nëse epidemia përshkallëzohet, ne do të ndërmarrim hapa të tjera dhe nëse është e nevojshme edhe mbylljen e kufirit. Këtë gjë do ta diskutojmë në raport me ligjet kombëtare”-tha ai.

Por  komisionerja evropiane për shëndetin dhe sigurisë ushqimore, Stella Kyriakidou,  tha se nuk ka nevojë për masa të tilla për momentin.

“OBSH ka qenë e qartë duke thënë se nuk ka nevojë për momentin për masa të tilla në raport me udhëtimin dhe tregtinë me vendet e infektuar. Besoj se shtetet anëtare do t’i qëndrojnë kësaj. Sigurisht, këto vendime i përkasin shteteve anëtare”-u shpreh Kyriakidou.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303