Koronavirusi/ BE  propozon vendimin ekstrem: Ja deri kur zgjatet ndalimi i udhëtimit

BE.jpeg

Nëpërmjet një deklarate të posaccme Komisioni Evropian (KE) u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

Komisioneri Evropian, Margaritis Schinas, që është përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, theksoi se deri më tani, shtetet anëtare të BE-së, kanë zbatuar me sukses masat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Evropian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303