Koronavirusi bën kërdinë në Greqi, numër i lartë viktimash dhe mbi 900 raste të reja

test-covid342.jpg

101 viktima u shënuan sot në Greqi nga koronavirusi, një shifër alarmante. Ndërkohë që u regjistruan 904 raste të reja nga testimet, 600 pacientë janë të intubuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 115471 nga të cilat 52.8% janë burra. 4986 (4.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Mosha e mesatare e atyre që po trajtohen në intubim është 65 vjeç. 169 (28.2%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.

Mosha mesatare e atyre që ndërruan jetë ishte 79 vjeç dhe 96.2% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

 

scroll to top