fbpx

Koronavirusi/ Dom Gjergj Meta: Pashkët, “zemra” e krishtërimit, ja si do kremtohet

Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë në Neës24 për Pashkët. Dom Gjergj Meta tha se Pashkët janë “zemra” e krishtërimit.

“Pa Pashkë nuk ka as bekim të krishterë, kjo javë për ne është me rëndësi, pasi përkujton momentin e kryqëzimit, vdekjes dhe rinjgalles së Krishtit”, tha ai.

Por, këtë vit Dom Gjergj Meta tha se mesha për Pashkët do të mbahet pa besimtarë. Ajo do të transmetohet në disa televizione që ata të kenë mundësi ta dëgjojnë nga shtëpitë e tyre, dhe të luten pikërisht që aty.

“Ne do të kremtojmë meshën në dioqezën e Rrëshenit dhe të gjitha kishat në Shqipëri. Do të jemi me priftërinj por pa popull, mesha do zhvillohet normalisht. Qytetarëve do i komunikojmë oraret që të na ndjekin nga shtëpitë e tyre”,- vijoi ai.