Koronavirusi/ Edhe në Vlorë priten me ankth rezultatet, 8 janë negative por 2….

koronavirus4.jpg

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka bërë të ditur sot se në Vlorë janë 10 raste të dyshuara me koronavirus.  Ai deklaroi se janë dërguar analizat e tyre në Institutin e Shëndetit Publik ku 8 raste rezultuan negative. Priten përgjigjet e analizave për 2 rastet e tjera.

”Ajo që është pozitive për tu thënë është se për ditën e djeshme dhe të pardjeshme kanë qenë 8 mosntra të cilat janë dërguar dhe kanë dalë negativë. 2 monstra janë dërguar dje dhe priten përgjigja sot. Shpresojmë që si qark të mos jemi të prekur.

Përsa i përket aktiviteteve kanë filluar gjobat për tu vendosur sepse urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë ka dy ditë në zbatim dhe ne po bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale për të gjetur jo vetëm mirëkuptimin e të gjithëve por edhe për të zbatuar vendimet e marra. Jemi në terren për të koordinuar masat e marra. I bëj thirrje njësive të shërbimit që ta marrin me seriozitet dhe të bëhen mbështetës për të mos patur grumbullime të njerëzve”, u shpreh ndër të tjera Mamaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303