“Koronavirusi është përhapur në Shqipëri”. Alban Skënderaj deklaratë të fortë

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj me anë të një statusi në rrjetin social Instagram, ka reaguar lidhur me përhapjen e koronavirusit dhe frikën ndaj tij.

Ai mendon se Koronavirusi ka mbërritur dhe në Shqipëri.

“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta edhe thjesht fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri koronavirus pa u vërejtur është përhapur tashmë. Shoh njerëz (duke përfshirë edhe mua) të të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur. Me sa kam lexuar koronavirus në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma të ngjashme me një rrufe, ftohme apo grip dhe në raste të rralla me komplikime. Pra nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka pasur asnjë rast të komplikuar me personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative. Gjithsesi nëse do ishte e vërtetë të paktën do tregonte që ky virus nuk është kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë”ka shkruar në statusin e tij këngëtari.