Koronavirusi/ Fillon puna për të krijuar vaksinën

Virusi-600x360-1.jpeg

Virusi vdekjeprurës, që po përhapet nga Kina me shpejtësi në të gjithë botën pritet të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë.

Studiuesit paralajmërojnë se jemi të paktën 2 muaj larg nga krijimi i një vaksine efektive. Ekspertët kanë pranuar se kjo “krizë” do të përfundojë para verës, ndërsa të tjerë shprehen se “nuk është diçka që do të përfundojë javën e ardhshme ose muajin tjetër”.

Siç raporton gazeta “South China Morning Post”, eksperti i virologjisë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar.

Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenike të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë e cila është shfaqur për shkak të koronavirusit të ri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303