Koronavirusi/ Guterres: Koha për t’u përgatitur, jo për panik

guterres-1.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën.

Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar sëmundjen, pa vënë damka dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne e dimë që menaxhimi i sëmundjes është i mundur, por dritarja e mundësive po ngushtohet”, shtoi ai.

Gjithsej 78824 raste infektimi dhe 2788 vdekje janë regjistruar në territorin e Kinës, që nga fillimi i epidemisë.

Në pjesën tjetër të botës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5000 persona dhe ka shkaktuar 80 viktima.

scroll to top