fbpx

Koronavirusi i merr jetën biznesmenit të njohur në Shkup

Screenshot_9.png

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit të njohur shqiptar në Shkup, Enver Maliqi  i cili  ka ndërruar jëtë pas komplikacioeve si paosjë e Covid-19.

Maliqi, i cili aktualisht mbate edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Shkupit, ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup. Biznesmeni kishte 10 ditë që kurohej Klinikën për sëmundje infektive pas infektimit me virusin.

Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe se mjekët gjatë gjithë natës kanë tentuar që t’i shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.

Familjarët kanë njoftuar se sot do të bëhet ceremonia e varrimit duke u përkujdesur sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Maliqi ishte i njohur si biznesmen i suksesshëm me kompaninë e tij “Gemak Trade”, ndërsa ishte edhe në personalitet i çmuar, që së fundi ishte emëruar edhe konsull nderi i Meksikës.

Në zgjedhjet e fundit lokale fitoi si këshilltar që më pas të marr postin e zëvendëskryetarit të Shkupit. Maliqi ka shumë investime të realizuara në Shkup dhe rajon.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303