fbpx

Koronavirusi i merr jetën gazetares së njohur

Maria-Mercader-CBS-News-Journalist-Coronavirus-New-York.jpg

Lajmi i vdekjes së gazetares Maria Mercader në Nju Jork, tronditi botën e gazetarisë amerikane.

Mercader kishte vite që luftonte kundër një kanceri, por infektimi me COVID-19 ka përkeqësuar edhe më keq duke e çuar drejt vdekjes.

Gazetarja dhe producentja 54-vjecare ishte një nga personazhet më të dashur për gjigantin mediatik CBS, ku kishte punuar për rreth 30 vjet.

Maria Mercader kishte ndjekur disa nga evenimentet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si vdekja e princeshës Diana, dhe atentatet e 11 shtatorit, dhe kishte fituar çmimin prestigjioz Emmy për një reportazh mbi mashtrimet në Internet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303