Koronavirusi i merr jetën këngëtarit, fitues i tre çmimeve Emmy

GettyImages-1174801858.jpg

Këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan ka humbur jetën pasi u infektua me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Fituesi i tri çmimeve Emmy ka qenë duke marrë trajtim për CoVid-19 me ndihmën e ventilatorit dhe nuk ka mundur që ta fitojë këtë betejë.

Schlesinger, njihet me shumë për tekstin e këngës “Stacy’s Mom”, një hit i dekadës së kaluar në SHBA.

Adam gjithashtu është fitues i çmimit Grammy teksa ka qenë i nominuar edhe për çmimet Academy, Tony dhe Golden Globe Awards.

Vdekja e tij u konfirmua nga Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional.

“Unë po gjej dot fjalët e duhura”, shkroi ai në tweet-er. “Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga COVID-19”.

scroll to top