Koronavirusi/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Nuk ka vend për panik në Shqipëri, por të merren masa

Nuk ka vend  për panik në vendin tonë, sa i takon virusit vdekjeprurës në Kinë. Kështu tha ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në RTV Ora.

Alarmimin në këtë masë nga shumë vende të botës, Shehu e shikon më tepër si një zhurmë, ashtu siç është bërë edhe me epidemi të tjera si sars-i apo edhe H1N1.

 Për mua nuk ka pse të krijohet panik, jo vetëm për ne. Të tilla epidemi bota ka kaluar shumë herë, zhurmë është bërë shumë. U bë zhurmë për sarsin, u bë zhurmë për H1N1, rëndësi ka të merren masa. Pastaj niveli i përgatitjes dhe i suksesit lidhet me konsolidimin dhe gjendjen e sistemit shëndetësor të çdo vendi”, tha ai.

Ish-ministri tha se në Shqipëri nuk besohet se do të afektohet ky virus, por gjithsesi vendi ynë duhet të përmirësojë sistemin e shëndetësisë.