Koronavirusi, ka një shpresë të madhe që vjen nga Australia

Ka shpresë në luftën kundër k.oonavirusit. Një lajm i mrekullueshëm po vjen nga Australia. Studiuesit në Universitetin e Queensland (UQ) kanë thënë janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për koronavirusin, ose COVID-19, emri shkencor.

Studiuesit janë shprehur se testi i parë do të bëhet fillimisht te kafshët, brenda javës tjetër. Përpjekjet e tyre janë pjesë e një gare në të gjithë botën për prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Studiuesit nga UQ u financuan nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine për llojin e ri të virusit.

“Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Hoj, zv / kancelar dhe president i universitetit australian.