fbpx

Koronavirusi merr 15 jetë në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 viktima.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se janë regjistruar edhe 628 raste të reja me koronavirus.

Në total Maqedonia numëron 27199 raste pozitive me COVID-19 që nga nisja e pandemisë, teksa shifra e qytetarëve që kanë ndërruar jetë ka arritur 934 persona.