Koronavirusi në Itali/Shënohet viktima e shtatë, 230 të infektuar

Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 230. Viktimat janë kryesisht të moshuar.

Deri më tani janë shënuar 230 raste të të infektuarve në të gjithë vendin: Lombardia është zona më e prekur me 172 të infektuar, 32 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.