Koronavirusi/ Në Kosovës situata është e rëndë, 301 në spitale, 22 në gjendje të rëndë

un-medic-a-fost-transportat-in-coma-la-spital-dupa-ce-a-fost-batut-de-doi-pacienti-25731-600x360.jpg

Në Kosovë situata e përballjes me koronavirusin po përkeqësohet frikshëm. Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, ka njoftuar Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.

Nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

Në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

“Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

scroll to top