fbpx

Koronavirusi në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-1-675x450.jpg

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaron se është koha për veprime të qeta dhe praktike nga publiku duke marrë si shembull dakordësinë me Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha.

Në një status në “Facebook”, ambasada deklaron se edhe ajo do të zbatojë masa mbrojtëse ndaj COVID-19, të rekomanduara nga OBSH-ja.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, deklaron ambasada e SHBA.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303