Koronavirusi/ Një në 1,000 amerikanë humb jetën

Screenshot_10-19.png

Të paktën 339,921 amerikanë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, deri në orën 14.00 të së dielës. Popullsia amerikane aktualisht është 330,753,142, sipas Census.gov. Qendra e Universitetit Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit. Dy raste të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin me koronavirus, më vonë gjatë pranverës.Më poshtë, një ndarje se si ka përparuar numri i të vdekurve që nga ajo kohë:

SHBA raportoi 1.000 vdekje totale në 24 mars

SHBA raportoi 10,000 vdekje totale më 4 prill

Më vonë atë muaj, SHBA raportoi 50,000 vdekje totale më 23 prill

84 ditë pas vdekjes së parë, SHBA tejkaloi 100,000 vdekje në 23 maj

121 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 200,000 vdekje në 21 shtator

84 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 300,000 vdekje në 14 dhjetor

11 ditë më vonë, SHBA tejkaloi 330,747 vdekje totale në 26 dhjetor – Një në 1,000 amerikanë humb jetën nga Covid-19.

 

Ndërkohë, gjithsej 9,547,925 doza vaksinash janë shpërndarë dhe 1,944,585 doza të para janë administruar, sipas faqes së internetit të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303