Koronavirusi nuk kursen as mjekët, vdes drejtori i spitalit në Wuhan

Drejtori i një spitali në Wuhan, qyteti ku ndodhet epiqendra e koronavirusit vdiq si pasojë e infektimit nga virusi.

Liu Zhiming, 51 vjeç, një neurokirurg dhe drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan, vdiq pak para orës 11 të së martës, tha komisioni shëndetësor Wuhan .

“Që nga fillimi i shpërthimit, Liu Zhiming, pa marrë parasysh sigurinë e tij personale, drejtoi stafin mjekësor të Spitalit Ëuchang në vijat e para të luftës kundër epidemisë,” tha komisioni.

“Dr. Liu dha kontribut të rëndësishëm në luftën e qytetit tonë për të parandaluar dhe kontrolluar koronavirusin e ri”, shtoi ai.

Bluzat e bardha kineze në ballë të luftës kundër epidemisë së koronavirusit shpesh bëhen viktima të saj, pjesërisht për shkak të gabimeve të qeverisë dhe pengesave logjistike.