Koronavirusi nuk kursen as njeriun e dashur të Tottit, ja mesazhi prekës

32244_7a2guub.jpg

Koronavirusi i ka marrë jetën edhe babait të një prej yjeve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Enco Totti, babai i kapitenit legjendar të skuadrës verdhekuq, Francesko Totti, ka vdekur në moshën 78-vjeçare nga virusi.

Sipas organeve shëndetësore italiane ai kishte disa sëmundje shoqëruese, duke filluar nga zemra dhe deri tek diabeti. Të gjithë e njohin në Romë, Encon, si frymëzuesin dhe mbështetësin e të birit të tij Franceskos për të qëndruar gjatë gjithë karrierës së tij sportive tek skuadra e kryeqytetit Italian.

Madje ai e shoqëroi të birin deri në ndeshjen e fundit Roma-Xhenoa që u zhvillua më 28 maj të vitit 2018. Totti e ka dhënë njoftimin me mesazhin e mëposhtëm:

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303