Koronavirusi, pikëpyetje e kritika ndaj autoriteteve në Pekin

27a73a7b-2374-4fc4-910f-0b6c3592a77a_w1023_r1_s-770x433.jpg

Media shtetërore kineze publikoi një fjalim të 3 shkurtit të Presidentit Xi Jinping, rreth përfshirjes së tij në masat e marra nga vendi ndaj koronavirusit.

Fjalimi u publikua të shtunën. Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani.

Megjithatë publikimi i fjalimit të zotit Xi nuk sqaroi shumë prej pyetjeve mbi mënyrën se si është menaxhuar situata. Me sa duket Presidenti ka dhënë me 7 janar udhëzime mbi situatën dhe ka urdhëruar izolimin e provincës Hubei.

“Më 22 janar, në kushtet e shpërndarjes me shpejtësi të virusit e përballë sfidash për ta parandaluar e kontrolluar atë, bëra një kërkesë të qartë që provinca Hubei të zbatonte kontrolle të rrepta e gjithëpërfshirëse për sa i takon lëvizjes së njerëzve”, tha ai gjatë një takimi me udhëheqësit e lartë të Partisë Komuniste.

Publikimi i një fjalimi të 3 shkurtit të Presidentit kinez ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

Zyrtarë të qytetit të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303