fbpx

Koronavirusi prek NASA-n, mbyllen dy qendra

nasa-use.jpg

Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orleans, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë. Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave, gjithashtu do të mbyllë dyert përkohësisht.

Këto vendime mund të sjellin për rrjedhojë shtyrjen e misionin e NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë, në vitin 2024.
Shtetet e Bashkuara kanë mbi 14,000 njerëz të infektuar me koronavirus, përfshirë edhe një rast të ditur në Qendrën Stennis Space në NASA.

Deri më tani në Amerikë, 250 vetë kanë humbur jetën nga sëmundja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303