fbpx

Koronavirusi/ Presidenti Meta zbret në terren, jep mesazhin e fortë nga Lezha

ilirmeta.jpg

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Lezhë, ku ka takuar prefektin Gjok Jaku. Ai ka vlerësuar punë si dhe ka dhënë edhe një zgjidhje për kalimin e situatës nga koronavirusi.

“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institucionet për tejkalimin e situatës.

Sa i takon masave të marra nga qeveria, Presidenti tha se “është bërë përpjekje dhe e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.

Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi, ai ka theksuar se “duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë. Duhet të bëhet cdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303