Koronavirusi, Rama: Nuk ka vend për panik, deri në këtë moment nuk kemi asnjë rast

Pas panikut dhe frikës nga koronavirusi në vendin tonë, reagon edhe kryeministri Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se nuk ka vend për panik dhe duhen ndjekur këshillat e miratuar nga OBSH.

Ai shprehet se deri në këtë moment nuk kemi asnjë rast të prekur me koronavirus.Rama: Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Së bashku.