fbpx

Koronavirusi, serish shifra të frikshme nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka raportuar serish shifra shumë shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar.