fbpx

Koronavirusi/ Shehaj apel të fortë qeverisë: Kontrolle në kufi, pajisni spitalet me të gjitha mjetet

koronavirus-1-1.jpg

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me koronavirusin, duke i bërë kështu thirrje qeverisë për kontroll të imtësishëm të pasagjerëve.

Ai pasqyron në Facebook edhe gjendjen ne Itali, si dhe përmend masat që ka marrë qeveria italiane.

Nga ana tjetër, Shehaj thekson se qeveria shqiptare duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete.

Ish-deputeti shkruan:

Në Itali gjendja e koronavirusit po merr përmasat e një epidemie. Masat e rrepta të qeverisë italiane dëshmojnë për gjendjen dramatike që e ka pushtuar vendin. Kjo gjendje është lajm i keq për Shqipërinë, pasi jo është e lidhur ngushtë me Italinë; përveç trageteve, çdo ditë në Rinas mbërrijnë mbi 15 avionë me qytetarë nga Italia.

Mundësitë që në ditët e ardhshme koronavirus të mbërrijë në Shqipëri janë shumë të larta. Duhet të lutemi që të mos prekemi nga rastet e rënda të kornavirusit, por nga ana tjetër qeveria duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete. Të paktën të gjithë personat që vinë nga zonat e prekura në Itali duhet të kontrollohen në mënyrë rigoroze.

Kontrollet në kufi duhet të jenë të imtësishme mbi çdo pasagjer në hyrje. Mbi të gjitha, qeveria duhet të pajisë spitalet me të gjitha mjetet për të kuruar sëmundjen dhe mbrojtur nga përhapja e saj tek personeli shëndetësor dhe më gjerë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303