Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i përgjithshëm i viktimave në Itali

5072711_0737_coronavirus_chiusura_confini_ultime_notizie.jpg

Në Itali janë regjistruar viktima të tjera nga koronavirusi, COVID-19.

Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 11, sipas të dhënave të mbrojtjes civile në shtetin fqinj.

Lombardia është rajoni italian më i prekur ku dhe janë regjistruar 9 viktima ndërsa dy të tjerat në Veneto.

Në orët e fundit, ndërruan jetë tre persona të infektuar mbi 80 vjeç të cilat vuanin nga simptoma të tjera kronike. Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një grua76-vjeçare që ishte në kujdesin intensiv të mjekëve në Treviso.

Numri i të infektuarve në Itali është 322, përfshirë tre persona të prekur nga virusi në Siçili. Rritja e 28 rasteve të reja të regjistruara në Lombardi çon totalin në rajon në 240. 42 raste të infeksionit janë regjistruar në Veneto, 26 në Emilia Romagna, dy në Toscana, tre në Lazio, tre në Piemonte, tre në Sicili, një në Alto Adige, një në Liguria.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303