fbpx

Koronavirusi/ Shkon në 5 numri i viktimave në Itali

1580454411_koronavirusikine.jpg

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 88-vjeçar në Lombardi, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e katërt ishte në Bergamo 85 vjeçe, ndërsa i treti në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali. Viktima e dytë ishte në grua 76 vjece ne Veneto ndersa e para një 78-vjecar në Lombardi.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 219 persona, 5 kanë vdekur dhe një person është shëruar raportojnë  mediat italiane duke cituar Shefin e Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli.

Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303