fbpx

Koronavirusi/ Si e humbën jetën 5 viktimat e fundit në Shqipëri

Pesë personat e fundit që humbën jetën nga koronavirusi theksohet se kanë shfaqur komplikime në zemër, infarkt të miokardit ose arrest kardiak.

Balkan ëeb shkruan simptomat që ka pasur gjithsecili prej viktimave.

Më 24 mars humb jetën 49-vjeçari nga Puka që kishte 10 ditë në terapi intensive, mjekët thanë arrest kardiak, ndërkohë që kishte dhe diabet.

Më 27 mars, humbi jetën një 66-vjeçare nga Fieri që kishte dy ditë e shtruar në Infektiv, mjekët thanë infarkt, ndërkohë që vuante dhe nga hipertensioni dhe sëmundjet kronike pulmonare.

Më 30 mars humbi jetën 79-vjeçari nga Tirana, 18 ditë i shtruar. Mjekët thanë se ishte përmirësuar por vdiq nga infarkti.

Më 31 mars vdiq një 77-vjeçar nga Kavaja, mjekët thanë nga një infarkt i miokardit. Ai vuante nga diabeti, insuficienca kardiake dhe renale.

Dhe me viktimën e 4 prillit, 84-vjeçarja nga Tirana bëhen 5 viktima që kanë ndërruar jetë nga një infarkt, ndërkohë që nuk thuhet se viktimat kanë qenë të intubuara dhe kanë shfaqur një pneumoni të rëndë.