fbpx

Koronavirusi, Tomini: 17 rastet e dyshuara rezultuan negative, nëse keni këto shenja…

special.png

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini me anë të një deklarate për media është shprehur se 17 persona që ishin të dyshuar se mund të kenë qënë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, kanë rezultuar negative.

“Kemi zhvilluar analizat për 17 raste me koronavirus në Shqipëri, kryesisht qytetarë të rikthyer në atdhe dhe kanë shfaqur shenja temperature. Ka rezultuar se asnjëri prej këtyre rasteve nuk është i prekur me koronavirus. 3500 udhëtarë kanë ardhur në Shqipëri javët e fundit nga zonat ku është shfaqur virusi në Itali dhe shtete të tjera. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë temperaturë apo shenja të tjera, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me urgjencën. Ne kemi karantinë gati nëse do të ketë persona të prekur, e cila nuk ndodhet në QSUT”, – u shpreh Eugena Tomini.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303