Koronavirusi/ UEFA vendos për Championsin dhe Europa League

auto_champions1584455174.jpg

Ditën e sotme UEFA ka vendosur që të shtyjë finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thirri një takim me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro).  Në këtë mbledhje u vendos që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet më 27 qershor dhe finalja e Europa League më 24 qershor, ndërsa vendndodhja të mbetet e njëjta.

Datat e mëparshme për dy finalet ishin 30 maji dhe 27 maji, mirëpo shtyrjet e ndeshjeve për shkak të përhapjes së Koronavirusit e detyruan UEFA-n të ndryshojë shumë gjëra në kalendar, si shtyrjen e Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021.

scroll to top